Tronditëse: I arrestuari e pranon para Policisë se Naim Murseli e pagoi 30 mijë euro për vrasjen e gruas

  • A.P /
  • 01 December 2023 - 17:55
Tronditëse: I arrestuari e pranon para Policisë se Naim Murseli e pagoi 30 mijë euro për vrasjen e gruas

Në rastin e vrasjes së Liridona Murselit, Policia e Kosovës sot ka arrestuar Naim Murselin si të dyshuar, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Sipas burimeve, bazuar në dëshminë e personit të dytë të arrestuar të dhënë para Policisë, dyshohet se Naim Murseli e ka paguar atë për vrasjen e gruas.

Personi i dytë i arrestuar ka deklaruar se Murseli ia ka dhënë 30 mijë euro për ta kryer aktin e vrasjes.

(Kosova Sot Online)