Për vrasjen e Liridona Murselit arrestohet edhe personi i tretë

  • A.P /
  • 01 December 2023 - 22:00
Për vrasjen e Liridona Murselit arrestohet edhe personi i tretë

Lidhur me rastin e vrasjes së Liridona Murselit, është arrestuar edhe një person i tretë, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Ai është arrestuar sot në Prishtinë.

Ndërkaq gjatë ditës, lidhur me këtë rast është arrestuar Naim Murseli, bashkëshorti i viktimës dhe Granit Plava që dyshohet se kreu vrasjen.

Sipas raportimeve, Murseli pagoi 30 mijë euro për Plavën që ta vrasë Liridonën.

Liridona Murseli u vra të mërkurën në rrugën “Dalip Alshiqi”, në Prishtinë. 

(Kosova Sot Online)