Pjesëtari i FSK’së dhe nipi i Naim Murselit i arrestuari i tretë për vrasjen e Liridonës

  • A.P /
  • 01 December 2023 - 22:30
Pjesëtari i FSK’së dhe nipi i Naim Murselit i arrestuari i tretë për vrasjen e Liridonës

Lidhur me vrasjen e Liridona Murselit, Kushtrim Kokalla është i arrestuari i tretë, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Sipas burimeve, Kokalla është nip i Naim Murselit i cili poashtu u arrestua sot nën dyshimin se ka porositur vrasjen e gruas së tij.

Kokalla poashtu është pjesëtarë i FSK-së.

Përveç Kokallës dhe Murselit, sot u arrestua edhe dorasi Granit Plava.

Poashtu është sekuestruar një armë që dyshohet se është përdorur në këtë rast.

(Kosova Sot Online)