Reagon Rama: Vrasja e një gruaje nuk mund të justifikohet në asnjë mënyrë, drejtësia duhet vendosur

  • E.K /
  • 02 December 2023 - 08:08
Reagon Rama: Vrasja e një gruaje nuk mund të justifikohet në asnjë mënyrë, drejtësia duhet vendosur

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka reaguar për vrasjen e Liridona Murselit, duke thënë se të gjithë të përfshirët duhet të marrin dënimin meritor, përcjell “Kosova Sot Online”.

Rama tha se vrasja e një gruaje nuk mund të justifikohet në asnjë mënyrë.

“Vrasja e një gruaje nuk mund të justifikohet në asnjë mënyrë. Është një shkelje flagrante e të drejtës themelore për të jetuar”.

“Rrethanat në të cilat ka ndodhur kjo vrasje e bën edhe më të rëndë këtë rast, të shëmtuar e tragjik. Drejtësia duhet vendosur dhe të gjithë të përfshirët duhet të marrin dënimin meritor!”, shkroi Rama.

(Kosova Sot Online)