Vrasje e rëndë në tentativë në Fushë Kosovë, arrestohen dy persona

  • E.K /
  • 02 December 2023 - 08:35
Vrasje e rëndë në tentativë në Fushë Kosovë, arrestohen dy persona

Një vrasje e rëndë në tenativë ka ndodhur dje në Fushë Kosovë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Dy persona të dyshuar janë arrestuar, pasi që pas një mosmarrëveshje kanë sulmuar fizikisht me mjet të mprehtë (thikë) viktimën mashkull kosovar -i mitur

Policia ka njoftuar se viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK.

Njoftimi i Policisë:

VRASJE E RËNDË NË TENTATIVË

Rr. Aziz Zhilivoda, Fushë Kosovë 01.12.2023 - 09:25. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, njëri i mitur, pasi që pas një mosmarrëveshje kanë sulmuar fizikisht me mjet të mprehtë (thikë) viktimën mashkull kosovar -i mitur. Viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK, ndërsa të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.