“E kujtojnë me mallë burri Naimi, si dhe…”, kurora që e la Murseli te varri i Liridonës

  • E.K /
  • 02 December 2023 - 11:24
“E kujtojnë me mallë burri Naimi, si dhe…”, kurora që e la Murseli te varri i Liridonës

Liridona Ademaj, që u vra mbrëmjen e 29 nëntorit është varrosur dje në varrezat e fshatit Cërmjan, përcjell “Kosova Sot Online”.

Në ceremoninë e varrimit ka marrë pjesë bashkëshorti i saj, Naim Murseli, i cili disa orë më vonë u arrestua nën dyshimet se kishte porositur vrasjen e saj, duke e paguar 30 mijë euro një person për ta kryer krimin.

Mbi varrin e saj, ai la edhe një kurorë me lule, siç raporton Nacionale.

“Të kujtojnë me mallë burri Naimi, si dhe djemtë” – shkruhet në mbishkrimin e kurorrës me lule.

(Kosova Sot Online)