Bajrami për vrasjen e Liridonës: Një jetë e re e marrë nga dora kriminale e burrit të saj

  • E.K /
  • 02 December 2023 - 11:59
Bajrami për vrasjen e Liridonës: Një jetë e re e marrë nga dora kriminale e burrit të saj

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami u ka shprehur ngushëllime familjarëve për vdekjen e Liridona Ademaj, përcjell “Kosova Sot Online”.

Ajo ka thënë se një jetë e re u mor nga një dorë kriminale e burrit të saj.

Ajo shpreson që Liridona të jetë viktima e fundit, pasi sipas saj krimi në këtë përmasa mund të trokasë në derën e secilit.

Bajrami thotë se institucionet duhet të bëjnë më shumë për të mbështetur viktimat duke siguruar qasje në shërbimet e duhura, duke bërë ashpërsimin e ligjeve dhe zbatimin e tyre të plotë.

(Kosova Sot Online)