Gërvalla përuron zyrën e re të Ambasadës së Kosovës në Senegal

  • S.A /
  • 02 December 2023 - 12:25
Gërvalla përuron zyrën e re të Ambasadës së Kosovës në Senegal

I ngarkuari me punë ne Ambasadën e Kosovës në Senegal, Sami Halili, ka njoftuar sot se Ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla Schwarz ka përuruar zyrën e re të Ambasadës së Kosovës në këtë shtet, transmeton "Kosova Sot Online ".

“Inaugurimi i Kancelarisë së re të Ambasadës së Republikës së Kosovës në Senegal nga ministrja Gërvalla-Schwarz dhe Aliou Sow,  Ministër i Kulturës dhe Trashëgimisë Historike të Republikës së Senegalit”, ka shkruar ai.

(Kosova Sot Online )