“Sot do t’i mbushte 79 vjet”, Muhamet Hamiti kujton Rugovën në ditën e lindjes së tij

  • S.A /
  • 02 December 2023 - 12:36
“Sot do t’i mbushte 79 vjet”, Muhamet Hamiti kujton Rugovën në ditën e lindjes së tij

Muhamet Hamiti i LDK-së sot ka kujtuar ish-presidentin Ibrahim Rugova në ditën e lindjes së tij, transmeton "Kosova Sot Online ".

“E kujtojmë sot në ditën e Tij të lindjes Ibrahim Rugovën, Presidentin tonë historik, Atin Themeltar të shtetit të Kosovës”, ka shkruar Hamiti.

Ai tha se Rugova ishte burrështetasi i parë i Koosvës që vdiq herët, por la trashëgimi shekullore.

“Do t’i mbushte sot 79 vjet po të ishte gjallë shkrimtari që në moshën 45 vjeçare, në dhjetorin e vitit 1989, u bë natyrshëm prijës i Lidhjes Demokratike  të Kosovës (LDK), partisë së parë antikomuniste shqiptare, që u bë strumbullar i lëvizjes për liri, pavarësi e demokraci të Kosovës, e cila u kurorëzua më 17 shkurt 2008, kur Kosova që e bënë shkrimtarët dhe luftëtarët e vendit u shpall shtet i pavarur dhe sovran dhe u njoh shpejt prej botës demokratike. Burrështetasi i parë i Kosovës, Ibrahim Rugova u bë ikonë e Kosovës për së gjalli. U zgjodh katër herë President. Vdiq herët, në moshën 61-vjeçare, në janar të vitit 2006, por la trashëgimi shekullore”.

Hamiti shkroi se trashëgimia e Rugovës është trashëgimi e Kosovës së përjetshme.

“E kujtoj unë vetë me dashuri Ibrahim Rugovën të cilin e kam pasur fat jetësor ta njoh herët e të punoj me të deri në frymën e Tij të fundit”.

(Kosova Sot Online )