Osmani takon kryeministren e Danimarkës, diskuton zhvillimet e fundit në Kosovë dhe rajon

  • E.K /
  • 02 December 2023 - 12:42
Osmani takon kryeministren e Danimarkës, diskuton zhvillimet e fundit në Kosovë dhe rajon

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar me kryeministren e Danimarkës, Mette Frederiksen, me të cilën tha se foli edhe për zhvillimet e fundit në Kosovë e rajon, përcjell “Kosova Sot Online”.

Osmani ka shkruar se Danimarka është një mike e vlefshme për Kosovën dhe mezi presim të vazhdojmë të punojmë së bashku.

“Kënaqësi të bisedoj me Kryeministrin daneze Mette Frederiksen gjatë Konferencës së Kombeve të Bashkuara për Ndryshimet Klimatike. Një mundësi e mirë për të diskutuar zhvillimet e fundit në vendin tonë dhe rajon. Danimarka është një mik i vlefshëm për Kosovën dhe ne mezi presim të vazhdojmë të punojmë së bashku për të përballuar sfidat e përbashkëta”, ka shkruar Osmani në X.

(Kosova Sot Online)