Osmani takon presidentin e shtetit që s’e njeh Kosovën

  • E.K /
  • 02 December 2023 - 15:56
Osmani takon presidentin e shtetit që s’e njeh Kosovën

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar me presidentin e Indonezisë, Joko Widodo, në Konferencën për Ndryshimet Klimatike, përcjell “Kosova Sot Online”.

Osmani tha se ka biseduar për potencialin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve.

“E nderuar të takohem me Presidentin indonezian, Joko Widodo, gjatë COP28 sot. Theksova potencialin e bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Indonezisë në dobi të popujve tanë paqedashës dhe se si mund të kontribuojmë së bashku në adresimin e sfidave të përbashkëta globale”, tha Osmani.

(Kosova Sot Online)