Zbulohet arsyeja që mund të ketë inspiruar Naim Murselin për vrasjen e Liridonës

  • A.P /
  • 02 December 2023 - 18:40
Zbulohet arsyeja që mund të ketë inspiruar Naim Murselin për vrasjen e Liridonës

Nga vrasja e Liridona Ademaj - Murseli, opinioni kosovar dhe me gjerë vazhdon të jetë i tronditur, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Naim Murseli dyshohet se në bashkëpunim me dy persona të tjerë kanë organizuar vrasjen e bashkëshortes së tij, nënë e dy fëmijëve. 

Sipas burimeve, Naim Murseli para një kohe i ka paguar sigurimin jetësor Liridona Ademajt në një kompani të fuqishme suedeze.

Sigurimi jetësor ndër të tjera garantonte që në rast të ndonjë fatkeqësie apo tragjedie jetësore, sigurimi mund të mbulonte shpenzimet deri në 20 milionë euro.

Derisa Naim Murseli dyshohet se ka qenë në dijeni për këtë shumë shpaguese dhe mund të jetë inspiruar që të organizoi fundin tragjik të nënës së dy fëmijëve të tij.

(Kosova Sot Online)