Vëllai i të arrestuarit të tretë jep detaje për vrasjen e Liridonës

  • A.P /
  • 02 December 2023 - 18:46
Vëllai i të arrestuarit të tretë jep detaje për vrasjen e Liridonës

Një pjesëtar i FSK-së, është në mesin e të arrestuarve për vrasjen e Liridona Murselit, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Vëllai i tij, ka deklaruar që në natën e vrasjes, ka fakte ku dëshmon se vëllai i tij ka qenë së bashku me familje, tek xhaxhai i tyre.

“Në natën kritike vëllai ka qenë me neve te axha, janë kamerat, janë xhirimet. Ka qenë bashkë me ne, me babain, kemi shku me kqyrë çka ka ndodhë, s’jemi asgjë në dijeni. Kurgjo nuk ka përmend as që e din, as që ka folur ndonjëherë diçka”, ka thënë ai.

Tashmë të arrestuar janë bashkëshorti i së ndjerës, Naim Murseli dhe Granit Plava.

Derisa Ministria e Mbrojtjes e Kosovës, ka konfirmuar se në mesin e të arrestuarve për këtë rast, si i dyshuar, është edhe K.K, pjesëtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës.

(Kosova Sot Online)