Prokuroria e ka gati kërkesën për paraburgimin e Naim Murselit dhe dy të dyshuarve për vrasjen e Liridona Ademajt

  • A.P /
  • 02 December 2023 - 18:55
Prokuroria e ka gati kërkesën për paraburgimin e Naim Murselit dhe dy të dyshuarve për vrasjen e Liridona Ademajt

Për Naim Murselin dhe dy të tjerëve që dyshohen për vrasjen e Liridona Ademajt, Prokurorja e Shtetit ka përpiluar kërkesën për paraburgim, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Laureta Ulaj.

“Kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit është përpiluar nga Prokurorja e Shtetit ndaj tre personave të dyshuar, të përfshirë në rastin e vrasjes së rëndë dhe brenda afatit ligjor do të delegohet në gjykatë”.

(Kosova Sot Online)