Për vrasësin e Liridona Ademajt qytetarët kërkojnë burg të përjetshëm

  • A.P /
  • 02 December 2023 - 19:00
Për vrasësin e Liridona Ademajt qytetarët kërkojnë burg të përjetshëm

Me tronditje nga qytetarët, është pritur vrasja makabre e Liridona Ademajt në Sinidoll të Prishtinës, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Vrasja e Liridonës duhet dënuar dhe drejtësia duhet të triumfojë, thonë qytetarët e anketuar.

"Kjo punë është shumë rëndë. Po thonë, ai burri e paska bërë me qëllim, sepse me gruan dhe dy fëmijë ka ikur dhe e ka lënë… Ai e paska paguar njeriun 30 mijë euro, e ka pranuar. Po thonë se kështu ka ndodhur. Nuk ka ndodhur mirë, por ndodhin te ne këto… Me asgjë vrasja nuk arsyetohet në këtë tokë dhe botë… Ai ka mund të ndahet me të dhe jo të hyjë për vrasje, me u bë nami i zi… Me pas mundësi e kisha dënuar përjetshëm, mos të del jashtë me vdekje. Nuk ka vetëm burg të përjetshëm. Pa i dënuar mirë, nuk ndalen”, ka deklaruar qytetari Hasan Ramadani.

 

Derisa qytetarja Valdete Aliaj e quan rastin e vrasjes së Liridona Ademajt si shumë të komplikuar, pasi për momentin nuk dihet saktë motivi.

“Shumë e komplikuar. Nuk e di arsyen. Duhet pasur shumë arsye. Në këtë aspekt sigurisht se kanë luajtur rol shumë gjëra paraprakisht, të jetë një bagazh që askush nuk mund ta di, por si veprim shumë i papranueshëm. Çfarëdo dënimi nuk ka peshë, por sigurisht ai duhet dënuar”, tha Aliaj.

Dje i është dhënë lamtumira e fundit Liridona Ademajt, e vrarë tri ditë më parë në Prishtinë.

Lidhur me rastin, Policia e Kosovës ka arrestuar bashkëshortin e saj, Naim Murseli, i dyshuar se e ka porositur vrasjen, si dhe Granit Plavën, që sipas prokurorisë është dorasi, poashtu është arrestuar edhe një person i tretë Kushtrim Kokalla, pjesëtar i FSK-së.

(Kosova Sot Online)