Në këtë qytet sot marshohet për Liridonën për të kërkuar drejtësi

  • A.P /
  • 03 December 2023 - 09:13
Në këtë qytet sot marshohet për Liridonën për të kërkuar drejtësi

Për të kërkuar drejtësi për Liridona Ademaj-Murselin, një marshim në Tiranë është paralajmëruar për sot, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Sipas njoftimit, marshi do të fillon në orën 11:30 dhe nisë nga Ministria e Brendshme drejt Ambasadës së Kosovës në kryeqytetin e Shqipërisë.

Marshi organizohet nën parullat “#drejtësipërLiridonen” dhe “#NdalFemicidit”.

Liridona Murseli u vra më 29 nëntor në Sinidoll të Prishtinës. Për vrasjen e saj janë arrestuar tre persona, në mesin e të cilëve është bashkoshorti i saj, Naim Murseli.

(Kosova Sot Online)