Avokatët e të dyshuarve për vrasjen e Liridonës nuk deklarohen

  • A.P /
  • 03 December 2023 - 10:34
Avokatët e të dyshuarve për vrasjen e Liridonës nuk deklarohen

Avokatët Ahmet Gjinovci dhe Skënder Gojani e dy të dyshuarve, Granit Plava dhe Kushtrim Kokalla, për vrasjen e Liridona Ademajt, s’janë deklaruar për media pas seancës së parë dëgjimore ku para gjykatës doli edhe bashkëshorti i Liridonës, Naim Murseli, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Gojani njoftoi vetëm që klienti i tij, Granit Plava, është mbrojtur në heshtje.

Ndërkaq, Naim Murseli i është shmangur mediave dhe ka hyrë në gjykatë nga një hyrje tjetër.

(Kosova Sot Online)