Vëllai tregon bisedat e fundit me Liridonën: Po shkojmë në Graçanicë për bukë

  • A.P /
  • 03 December 2023 - 12:54
Vëllai tregon bisedat e fundit me Liridonën: Po shkojmë në Graçanicë për bukë

Vëllai i Liridonës, Leonard Ademaj, sot është paraqitur para mediave në hyrje të Pallatit të Drejtësisë ku edhe është mbajtur seanca e parë për tre të dyshuarit për rastin e vrasjes së saj, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ai ka treguar edhe për takimin dhe bisedat e fundit që kanë pasur me Liridonën në ditën tragjike.

Leonardi ka rrëfyer se motra e tij bashkë me fëmijët kishte qenë në Gjakovë te familja e saj, meqë siç rrëfen Leonardi, ajo ka qëndruar shumë tek ata.

Ai tutje ka treguar për bisedën që ka pasur me motrën pasi kjo e fundit i kishte treguar që dëshiron të shkojë në Prishtinë.

Leonardi tregon se në ditën kritike kishte insistuar që Liridona të qëndronte në shtëpinë e tyre dhe të mos udhëtonte drejt Prishtinës, por pa sukses.

Ai ka zbuluar edhe bisedën e babait të tij me Liridonën pasi kjo e fundit kishte arritur në Prishtinë. Siç rrëfen Leonardi, Liridona në bisedën telefonike i kishte treguar babait të saj që do të shkojnë diku në Graçanicë për të ngrënë bukë.

Kjo edhe ka qenë hera e fundit që kanë komunikuar meqë më pas iu kishte shkuar lajmi se Liridona ishte vrarë.

(Kosova Sot Online)