Ja kush thotë: Të burgosurit si Naim Murseli burgun s’e durojnë dot

  • A.P /
  • 03 December 2023 - 15:47
Ja kush thotë: Të burgosurit si Naim Murseli burgun s’e durojnë dot

Avokati Besnik Berisha ka deklaruar se të burgosurit si Murseli “burgun s’e durojnë dot”, duke lënë të nënkuptuar një aludim, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”

“Ata që paguajnë mercenar për ta vrarë një nënë siq u vra Liridona, burgun se durojnë dot. Pjesën tjetër po besoj që e kuptoni vet!”, shkroi ai.

Naim Murseli doli sot për herë të parë para gjykatës, së bashku me Granit Plavën dhe Kushtrim Kokallën, dy të pandehurit tjerë me të cilët ekziston dyshimi i bazuar mirë se e organizoi vrasjen e bashkërtes së tij, Liridona Ademajt të mërkurën në Prishtinë.

Gjykata Themelore e Prishtinës sot ua caktoi nga një muaj paraburgim secilit, pasi sipas gjykatëses së procedurës paraprake, “ekzistojnë bazat dhe arsyet për caktimin e masës së paraburgimit, ngase ekziston dyshimi i bazuar mirë se të pandehurit kanë kryer veprat penale”.

(Kosova Sot Online)