Një tërmet i fuqishëm 7.5 ballësh godet këtë shtet

  • A.P /
  • 03 December 2023 - 16:02
Një tërmet i fuqishëm 7.5 ballësh godet këtë shtet

Një tërmet i fuqishëm 7.5 ballë ka goditur ishullin e dytë më të madh të Filipineve, Mindanao, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

BBC raporton se një grua shtatzënë humbur jetën, katër persona janë plagosur dhe nëntë të tjerë rezultojnë të zhdukur.

Sekretari i Mbrojtjes Gilbert Teodoro tha se 529 familje janë prekur. Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së mati lëkundjen e parë mbrëmjen e të shtunës me magnitudë 7.6 ballë, e ndjekur nga katër pasgoditje të mëdha që kaluan 6.0.

Instituti Filipine i Vullkanologjisë dhe Sizmologjisë mati tërmetin me magnitudë 7.4 dhe regjistroi të paktën 600 pasgoditje me magnitudë që varionin nga 1.4 në 6.2. 

Njerëzit në disa qytete jo shumë larg nga epiqendra e tërmetit u panë duke dalë me nxitim nga ndërtesat dhe duke qëndruar në zona të hapura. Në qytetin Butuan, pacientët u evakuuan nga një spital. Në komunën Hinatuan rreth 21 km nga epiqendra turma u mblodhën në qendrat e evakuimit. Zyrtarët e fatkeqësive atje po inspektojnë fshatrat për dëme dhe viktima.


(Kosova Sot Online)