Policia Kufitare e Kosovës sekuestron 24 armë të ftohta

  • A.P /
  • 03 December 2023 - 18:00
Policia Kufitare e Kosovës sekuestron 24 armë të ftohta

Sot rreth orës 09:30, gjatë kontrollimit të një autobusi “Mercedes” me targa vendore, Policia Kufitare e Kosovës në Merdarë, gjatë realizimit të detyrave, ka gjetur dhe sekuestruar 24 armë të ftohta – thika, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

 

Me këtë rast, Policia njofton se është ndaluar një i dyshuar, i cili me vendim të prokurorit është liruar më pas në procedurë të rregullt.

Në konsultim dhe autorizim të prokurorit kompetent është iniciuar rasti ”armëmbajtje pa leje”, ndërkohë që hetime tjera lidhur me rastin janë në proces.

(Kosova Sot Online)