Moti për këtë javë, në cilën ditë do të bjerë borë

  • E.K /
  • 04 December 2023 - 07:52
Moti për këtë javë, në cilën ditë do të bjerë borë

Prishtina Weather njofton se java e parë e dhjetorit po parashihet të filloj me mot më të ftohtë, por kryesisht me diell, transmeton "Kosova Sot Online".

“Vransirat që shtohen ditën e martë, sjellin mundësi për të reshura shiu nga dita e mërkurë, që ditën e enjtë pritet të shndërrohen edhe në të reshura dëbore.  Temperaturat maksimale shënojnë rritje deri në 6C e 7C, sikurse edhe ato minimale nga -5C, të hënën, deri në 3C ditën e mërkurë.”

4.12 – Kryesisht me diell.  Në mëngjes ngrica.

5.12 – Kryesisht vranët.  Mundësi për riga lokale shiu.  Viseve malore mundësi për reshje të dobëta bore.

6.12 – Kryesisht vranët dhe kohëpaskohe me reshje të dobëta shiu.

7.12 – Më ftohtë, kryesisht vranët, me reshje shiu dhe bore me rënie të temperaturës gjatë ditës.

8.12 – Ngrica në mëngjes, e ultësirave mjegull.  Ditën intervale me diell dhe vransira.

(Kosova Sot Online)