Dëmtohet shtëpia e një kosovari në Mitrovicë të Veriut, vendosen mesazhe me shkronja cirilike

  • E.K /
  • 04 December 2023 - 10:38
Dëmtohet shtëpia e një kosovari në Mitrovicë të Veriut, vendosen mesazhe me shkronja cirilike

Në Mitrovicë të Veriut është dëmtuar një shtëpi e cila ishte në ndërtim e sipër, përcjell “Kosova Sot Online”.

Një person ka raportuar se disa të panjohur, kanë shkruar mbishkrime me ngjyrë të zezë në mure si dhe në dysheme me shkronja cirilike.

Policia njofton që rasti është në hetime.

“Mitrovicë Veri 02.12/03.12.2023 – 17:00-18:00. Me 03.12.2023 ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se shtëpia të cilën ishin duke ndërtuar, person-a të panjohur e kishin dëmtuar pjesërisht dhe kishin shkruar mbishkrime me ngjyrë të zezë në mure si dhe në dysheme të shkruara me shkronja cirilik. Rasti nën hetime”, raporti i plotë i Policisë

(Kosova Sot Online)