Falja e tatimit në pronë, Kuvendi komunal në Prishtinë vendos në këtë ditë

  • E.K /
  • 04 December 2023 - 13:00
Falja e tatimit në pronë, Kuvendi komunal në Prishtinë vendos në këtë ditë

Prishtina ka caktuar mbajtjen e një seance të jashtëzakonshme më 7 dhjetor, përcjell “Kosova Sot Online”.

Zëdhënësja e Komunës së Prishtinës, Arlinda Kastrati, se pika e vetme e rendit të ditës “Propozim-vendimi për faljen e tatimit në pronë për pronën e paluajtshme për vitin tatimor 2023”.

“Falja e borxhit të tatimit në pronë duhet të bëhet me vendim nga Kuvendi Komunal, rrjedhimisht Kryeqyteti ka caktuar mbajtjen e seancës së jashtëzakonshme me datë 7.12.2023 ku pikë e rendit të ditës do të jetë vetëm: “Propozim-vendimi për faljen e tatimit në pronë për pronën e paluajtshme për vitin tatimor 2023”., thuhet në përgjigje.

(Kosova Sot Online)