​ShSKUK nis hetimin për kryerjen e operacionit pa anestezion dhe mos operimin e pacientit tjetër

  • E.K /
  • 04 December 2023 - 15:55
​ShSKUK nis hetimin për kryerjen e operacionit pa anestezion dhe mos operimin e pacientit tjetër

Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka njoftuar se është duke trajtuar rastet e raportuar së fundmi lidhur me kryerjen e operacionit në Klinikën e Urologjisë, pa anestezion, e poashtu, mos operimin e pacientit tjetër dhe dyshimin se i njëjti është kryer në klinikë private., përcjell “Kosova Sot Online”.

Në njoftimin e tyre thuhet se ata kanë kërkuar raport me shkrim nga dy klinikat përkatëse dhe dhe janë në pritjet të këtyre raporteve, për të proceduar tutje me rastet.

Gjithashtu, ShSKUK kërkon nga qytetarët se për çdo vështirësi gjatë trajtimit t’i drejtohen komisionit për ankesat e pacientëve.

“Menaxhmenti i ShSKUK-së, ka kërkuar raport me shkrim nga dy klinikat përkatëse dhe jemi në pritjet të këtyre raporteve, për të proceduar tutje me rastet. Poashtu, ShSKUK fton të gjithë qytetarët që ka ankesa, apo vështirësi gjatë trajtimit shëndetësorë, në institucionet e ShSKUK-së, t’i drejtohen me shkrim Komision të Ankesave të pacientëve në ShSKUK, i cili do të shqyrtojë çdo ankesë dhe shqetësim të qytetarëve”, vijon reagimi.

(Kosova Sot Online)