Vëllai i Liridona Ademajt: Fëmijët e kërkojnë s’mund të flenë pa të

  • A.P /
  • 04 December 2023 - 16:19
Vëllai i Liridona Ademajt: Fëmijët e kërkojnë s’mund të flenë pa të

Fëmijët e Liridona Ademajt, 4 dhe 5 vjeç, ende nuk dinë asgjë për vrasjen e nënës, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Leonard Ademaj, vëllai i Liridona Ademajt tha se ata po qëndrojnë te prindërit e Naim Murselit, i arrestuar për organizimin e vrasjes së 30-vjeçares.

Leonard Ademaj tha se fëmijët e kanë kërkuar nënën.

“Nuk iu kemi tregu. E kanë kërkuar. Ata janë shumë të lidhur me të dhe nuk flenë pa të”, tha ai për Top Channel.

Ai tha se janë munduar të mos ua bëjnë të ditur atyre krimin makabër.

(Kosova Sot Online)