Dyshohet se për shkak të dhunës nga burri 22-vjeçarja lind para kohës në QKUK

  • A.P /
  • 04 December 2023 - 17:10
Dyshohet se për shkak të dhunës nga burri 22-vjeçarja lind para kohës në QKUK

Si pasojë e dhunës fizike të shkaktuar nga burri i saj, dyshohet se 22-vjeçarja ka lindur para kohës në QKUK, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Rastin e ka ka konfirmuar drejtori i kësaj klinike, Zef Ndrejaj.

“Dhunë ka pasur por, nuk mund te them se ka qenë shkaktari i lindjes, të dielën ka ardhur rasti dhe është kryer procesi i lindjes. E kam njoftuar policinë për këtë rast dhe janë marrë deklarata e nevojshëm”, tha ai.

Aktualisht 22-vjeçarja është shtrirë në Klinikën e Gjinekologjisë të QKUK-së.

(Kosova Sot Online)