Pas raportimeve për dy raste të operimeve reagon QKUK

  • A.P /
  • 04 December 2023 - 17:48
Pas raportimeve për dy raste të operimeve reagon QKUK

Pas raportimeve se një pacient është operuar pa anestezion ndërsa një tjetër është operuar në spital privat nga mjekët që punojnë në QKUK, ka reaguar Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ky insititucion “është duke trajtuar rastet e raportuara së fundmi, lidhur me kryerjen e operacionit në Klinikën e Urologjisë, pa anestezion, e poashtu, mos operimin e pacientit tjetër dhe dyshimin se i njëjti është kryer në klinikë private”, thuhet në komunikatën për media të ShSKUK.

Në njoftim u bëhet thirrje të gjithë atyre që kanë ankesa, ta bëjnë me shkrim tani e tutje.

“Menaxhmenti i ShSKUK-së, ka kërkuar raport me shkrim nga dy klinikat përkatëse dhe jemi në pritjet të këtyre raporteve, për të proceduar tutje me rastet. Poashtu, ShSKUK fton të gjithë qytetarët që ka ankesa, apo vështirësi gjatë trajtimit shëndetësorë, në institucionet e ShSKUK-së, t’i drejtohen me shkrim Komision të Ankesave të pacientëve në ShSKUK, i cili do të shqyrtojë çdo ankesë dhe shqetësim të qytetarëve” theksohet në komunikatë.

(Kosova Sot Online)