Vjen paralajmërimi: Kosova do të përballet me një shkallë të dhunës në rritje

  • A.P /
  • 04 December 2023 - 17:56
Vjen paralajmërimi: Kosova do të përballet me një shkallë të dhunës në rritje

Kosova do të përballet me një shkallë të tillë të dhunës, ka paralajmëruar neuropsikiatri Ferid Agani, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Sipas tij kjo shkallë në rritje do të jetë “çdoherë e më intensive".

“T’ju them të drejtën, unë si profesionist i cili ka tani 40 vite që jam në këtë fushë për të ofruar shërbime të shëndetit mendor, në një mënyrë e kam pritë se Kosova në një periudhë kohore do të ballafaqohet me një shkallë të tillë të dhunës, e cila për fat të keq unë mendoj se do të jetë çdoherë e më intensive dhe më e lartë, duke marrë parasysh situatën e përgjithshme, edhe politike, edhe sociale, ekonomike”, ka theksuar Agani.

(Kosova Sot Online)