Meloni: Serbia do të vazhdojë të ketë qasje konstruktive në dialogun me Kosovën

  • A.P /
  • 04 December 2023 - 18:05
Meloni: Serbia do të vazhdojë të ketë qasje konstruktive në dialogun me Kosovën

Italia do të jetë përkrah Serbisë në rrugën europiane të saj, ka deklaruar kryeministrja e Italisë Giorgia Meloni e cila ka qëndruar sot në Beograd, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Meloni ka përmendur dialogun Kosovë -Serbi duke theksuar se Roma e mbështet fort këtë proces.

“E di se Serbia do të vazhdojë të ketë qasje konstruktive në dialogun me Kosovën. Italia e mbështet fort këtë proces dhe ne po punojmë që të vijë deri te realizimi i të gjitha obligimeve që palët kanë marrë mbi vete” ka thënë ajo.

“ Dua ta falënderoj Beogradit për përpjekjet që është duke bërë. Energjia jonë do të fokusohet në atë që këto probleme t’i zgjidhim në mënyrën e duhur” ka theksuar Meloni.

Italia i është bashkuar Francës e Gjermanisë në përpjekjet për të gjetur një zgjidhje ndërmjet Kosovës e Serbisë. Këto tri shtete kanë propozuar një draft statut për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe. Në takimet që Kryeministri Kurti dhe Aleksandar Vuçiq kanë pasur me tre liderët europianë Meloni, Macron dhe Sholz janë zotuar se do ta zbatojnë propozimin e tyre.

(Kosova Sot Online)