Agani i sqaron veprimet e Naim Murselit në varrimin e Liridona Ademajt

  • A.P /
  • 04 December 2023 - 18:19
Agani i sqaron veprimet e Naim Murselit në varrimin e Liridona Ademajt

Lidhur me rastin e Naim Murselit, i cili dyshohet se porositi vrasjen e gruas së tij, Liridona Ademaj, neuropsikiatri Ferid Agani ka deklaruar se këtu kemi të bëjmë me disocim, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

“Të ulesh në tavolinë me gruan dhe fëmijët dhe e di se pas gjysmë ore gruaja nuk do të ekzistojë… këtu kemi të bëjmë me një disocim, një çarje, një largim të mendimeve dhe emocioneve, pra mungesë të empatisë, një ftohtësi ekstreme. Këto janë veçori të vrasësve”, tha ai.

Agani tha se krimi iu ngjallë kënaqësi vrasësve të tillë.

“Këto veprime të zbrazjes së pakontrolluar të agrtesivitetit, në individin që e bën vrasjen ngjallë kënaqësi, ngjallë emocione të shkarkimit dhe të kontrollit të plotë të situatës… Këto janë përshkrime të autopsive psikologjike të këtyre rasteve”, tha ai.

Agani tha se nga veprimet e Naim Murselit në varrimin e Liridona Ademajt profesionistët mund të këshin vërejtur ndonjë gjë të pazakontë.

“Komunikimi joverbalë që këta individë e bëjnë ngannjëherë flet shumë më tepër se fjalët e tyre”, tha ai.

(Kosova Sot Online)