Ja ku punonte Naim Murseli gjatë kohës që jetonte në Suedi

  • A.P /
  • 04 December 2023 - 18:30
Ja ku punonte Naim Murseli gjatë kohës që jetonte në Suedi

Naim Murseli gjatë kohës që jetonte në Suedi, ishte i punësuar në një ndër kompanitë më të mëdha të sigurimeve që quhet “Folksam”, ka njoftuar avokatja kosovare nga Suedia, Arlinda Loncari, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

“Pothuajse çdo familje në Suedi ka sigurim, përfshirë edhe sigurimin e jetës. Sigurimi më i lartë i jetës në Suedi është rreth 8 milionë krona, pra afërsisht 850 mijë euro. Gjithashtu dua ta ceki se këtu në media është folur se i dyshuari, do të thotë bashkëshorti i viktimës punon në një ndër kompanitë më të mëdha të sigurimeve këtu në Suedi, qe quhet “Floksam”, do të thotë ai punon sikur këshilltar sigurimesh”, u shpreh ajo.

Loncari shtoi në shtetin suedez, sigurimi më i lartë jetësor është rreth 8 milionë korona, që i bie rreth 850 mijë euro, para këto që nëse nuk do të zbardhej vrasja e Liridonës, do t’i merrte bashkëshorti dhe fëmijët.

“Në qoftë se nuk ish bërë domethënë zbardhja e fatit, në qoftë se domethënë nuk tregohet se kush e ka bërë këtë vrasje, në këtë rast do t’i merrte bashkëshorti i saj, bashkë me fëmijët. Po së pari i takojnë bashkëshortit, vrarët se si i ka shkruar ai. Në qoftë se ai ka shkruar se ai do t’i marrë të hollat, domethënë këto para, atëherë ai do t’i merrte”, ka theksuar Loncari.

(Kosova Sot Online)