Në shenjë kujtimi për Liridonën në Prishtinë ndizen qirinj

  • a.p /
  • 04 December 2023 - 19:20
Në shenjë kujtimi për Liridonën në Prishtinë ndizen qirinj

Në shenjë dhimbje dhe kujtimit për Liridona Ademaj, e cila  u vra në Bërrnicë të Prishtinës, më 29 nëntor, të hënën në mbrëmje në kryeqytetin e Kosovës janë ndezur qirinj, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Të hënën në praninë e qindra qytetarëve, familjarëve e zyrtarëve të lartë shtetëror është bërë rivarrimi i Liridona Ademajt në fshatin Rracaj të Gjakovës. Më kërkesë të familjarëve ajo është zhvarrosur nga varrezat e fshatit Cërmjan të Gjakovës, ku ishte varrosur fillimisht.

Për vrasjen e Liridona Ademajt janë arrestuar tre persona ndaj të cilëve është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh. Në mesin e tyre është edhe bashkëshorti i saj, Naim Murseli, i cili dyshohet se ka orkestruar vrasjen e bashkëshortes së tij.

Naim Murseli për shkak të veprës penale, vrasje e rëndë në bashkëkryerje, Granit Plavës për veprën penale, vrasje e rëndë dhe mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve, dhe Kreshnik Kokallës për shkak të veprës penale, marrëveshja për të kryer veprën penale, vrasje e rëndë.

(Kosova Sot Online)