Pas Prishtinës edhe në Gjakovë ndizen qirinj në kujtim të Liridona Ademajt

  • A.P /
  • 04 December 2023 - 20:00
Pas Prishtinës edhe në Gjakovë ndizen qirinj në kujtim të Liridona Ademajt

Në kujtim të Liridona Ademaj, e cila u vra më 29 nëntor në Prishtinë, në Gjakovë shumë qytetarë kanë ndezur qirinj, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ndezja e qirinjëve u bë në parkun e qytetit në Gjakovë për të nderuar Liridona Ademaj dhe për të kërkuar drejtësi për të.

Ademaj u privua nga jeta në moshë të re, njëri nga të dyshuarit për vrasjen e saj është bashkëshorti Naim Murseli. I njëjti dyshohet se pagoi 30 mijë euro dorasin për vrasjen e Liridonës.

(Kosova Sot Online)