Ish-kryhetuesi del me konstatim: Liridona ka mundur të dijë diçka të pistë për Naimin!

  • A.P /
  • 04 December 2023 - 22:08
Ish-kryhetuesi del me konstatim: Liridona ka mundur të dijë diçka të pistë për Naimin!

Për vrasjen e Liridona Ademajt, mund të jenë të mundshme dy motive, ka deklaruar Rrahman Sylejmani, ish-shefi i hetimeve në Policinë e Kosovës, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Ai konstaton se motivi i parë mund të lidhet me përfitime financiare, ndërsa motivi i dytë, mund të lidhet me atë se Liridona ka mundur të dijë ndonjë gjë kompromituese për Naim Murselin.

“Sipas meje përveç variantit që po qarkullon se për përfitime e paska siguru. Por sipas meje, një person kontrovers po, lëvizjes së tij -shoqërisë me VIP-a etj, nuk ka mujtë me zënë vend askund (Naimi)”, tha Sylejmani.

“Tash ndoshta e ndjera ka ditë diçka tepër të randë dhe kompromituese për të, mund të ndodhë edhe ajo. U marrë me punë të pista apo me diçka”, tha ai.

(Kosova Sot Online)