Kurti: Kjo ministri do të jetë e dyta me rritjen buxhetore më të lartë për vitin e ardhshëm

  • A.P /
  • 04 December 2023 - 23:00
Kurti: Kjo ministri do të jetë e dyta me rritjen buxhetore më të lartë për vitin e ardhshëm

Kosova siguron respektim të të drejtave për komunitetet joshumicë, ka theksuar kryeministri Albin Kurti pas takimit me delegacionin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Ministria për Komunitete dhe Kthim, vitin e ardhshëm, do të jetë ministria e dytë me rritjen buxhetore më të lartë, ka njoftuar Kurti.

“U takuam me delegacionin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës dhe ua konfirmuam angazhimin e Kosovës, duke siguruar sundimin e ligjit dhe të drejta të fuqishme për komunitetet joshumicë. Duke e dëshmuar këtë, vitin e ardhshëm, ministria përgjegjëse për komunitetet joshumicë do të ketë rritjen e dytë më të madhe buxhetore nga çdo ministri”, ka shkruar Kurti në platformën `X` .

(Kosova Sot Online)