Ferizaj: Babai e raporton të humbur vajzën, thotë se doli nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e saj

  • E.K /
  • 05 December 2023 - 08:42
Ferizaj: Babai e raporton të humbur vajzën, thotë se doli nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e saj

Një vajzë është zhdukur në Ferizaj, përcjell “Kosova Sot Online”.

Një burrë ka raportuar në Policinë e Kosovës se vajza e tij ka dalë nga shtëpia dhe se nuk dihet se ku ndodhet ajo.

Policia ka njoftuar se rasti është duke u hetuar.

“Rr. Hamdi Bucaliu, Ferizaj 01.12.2023-17:00. Me datë 04.12.2023 ankuesi kosovar ka raportuar se vajza e tij viktima femër kosovare ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e saj. Rasti duke u hetuar”, thuhet në njoftimin e policisë.

9Kosova Sot Online)