Kosova renditet pothuajse në vendet e fundit në rezultatet e testit të PISA-s për vitin 2022

  • E.K /
  • 05 December 2023 - 11:58
Kosova renditet pothuajse në vendet e fundit në rezultatet e testit të PISA-s për vitin 2022

Kosova është renditur pothuajse në vendet e fundit në rezultatet e testit të PISA-s për vitin 2022, përcjell “Kosova Sot Online”.

Kosova ka zënë vendin e 78-të nga 80 shtete pjesëmarrëse, pra ka rënie nga viti 2018 për 11 pikë.

Rezultatet e testit “PISA 2022” janë publikuar të martën, ndërsa u prezantuan nga Ministria e Arsimit në një konferencë për media.

PISA është studim ndërkombëtar i arsimit që vlerëson kompetencat e nxënësve 15-vjeçar në lexim, matematikë dhe shkencë.

(Kosova Sot Online)