Babai nga Peja ankohet në polici për djalin e tij, kjo është aryseja

  • E.K /
  • 05 December 2023 - 14:22
Babai nga Peja ankohet në polici për djalin e tij, kjo është aryseja

Një burrë në Pejë ka raportuar në polici se djali i tij në vazhdimësi shkakton dhunë në familje, përcjell “Kosova Sot Online”.

Polcia ka njoftuar se lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari dhe pas intervistimit, me urdhër të prokurorit kujdestar i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Ndërsa, rasti është duke u hetuar.

Pejë 04.12.2023-17:38. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti vazhdimisht ushtron dhunë brenda anëtarëve të familjes. I dyshuari për shkak se ishte në gjendje të dehur, në konsultim me prokurorin është dërguar në mbajtje, ndërsa pas këndelljes pritet intervistimi i tij. Rasti duke u hetuar”, Thuhet në raportin e Policisë.

(Kosova Sot Online)