Vrasja e Liridona Ademajt, eksperti i krimit tregon edhe një detaj që ndihmoi policinë

  • E.k /
  • 05 December 2023 - 14:47
Vrasja e Liridona Ademajt, eksperti i krimit tregon edhe një detaj që ndihmoi policinë

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, ka zbuluar edhe një detaj tjetër të vrasjes së Liridona Ademajt që ka ndihmuar policinë në identifikimin e të dyshuarve për rastin, përcjell “Kosova Sot Online”.

Ai ka thënë se telefoni i Naim Murselit kishte qëndruar i hapur në makinën e grabitësve deri mëngjesin e se nesërmes së ditës së krimit.

“Ky është diletantizëm normalisht diletantizëm i vet ekzekutorit që kanë dhe një gjë këto sepse disa telefona për t’i mbyllur duhet t’i hapësh kodin dhe ai nuk ka ditur me gjasë për t’i mbyllur dhe i kanë mbajtur aty ose mund t’i kenë mbajtur në makinë sepse deri në mëngjesin e së nesërmes dhe celulari i Naim Murselit ishte në makinën e ekzekutorit. Dhe ishte i hapur deri në mëngjes, pastaj duket ka rënë bateria dhe është mbyllur krejtësisht, kjo ka ngjallur reagime edhe te familja e viktimave.”, tha Karamuço.

Më tutje, ai ka thënë se një fakt tjetër që ndihmoi policinë ishte edhe kamerat e vendosura në vendngjarje.

“Fatmirësisht kjo ngjarje ka pasur kaq shumë gabime dhe diletantizëm dhe e ka pasur shumë të lehtë policia e Kosovës dhe kamerat kanë qenë fat i mirë që menjëherë u lokalizua, u mbajtën nën vëzhgim dhe u arrestuan që të tre dhe edhe në varrim janë vëzhguar.”, tha Karamuço.

(Kosova Sot Online)