Ekzekutohet urdhëresa e Gjykatës për bastisje/kontroll në një shtëpi dhe një lokal

  • A.P /
  • 05 December 2023 - 17:15
Ekzekutohet urdhëresa e Gjykatës për bastisje/kontroll në një shtëpi dhe një lokal

Për shkak të dyshimit se është duke u kryer vepra penale “Tregti e Ndaluar”, Policia e Kosovës ka njoftuar se është ekzekutuar urdhëresa e Gjykatës Themelore në Gjilan për bastisje/kontroll në një shtëpi dhe një lokal/biznes në tregun e gjelbër në Gjilan, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Gjatë operacionit janë gjetur dhe sekuestruar nga autoritetet doganore provat si në vijim :

– Filtër për cigare ,,Grand “ 8 pako X 50 copë X 200 letra për cigare ,

– Fleta për mbështjelljen e cigareve 110 komplete.

– Duhan i grirë i përpunuar 104 X, 0,500 g.

– Cigare VIP, 77 paketime x 20 cigare .

– Cigare Malboro, 62 pako X 20 cigare.

– Cigare NINE 29 pakoX 20 cigare etj.

Lidhur me rastin janë iniciuar në procedurë të rregullt rastet për “Tregti e Ndaluar” dhe “Shmangie nga Tatimi”, përderisa te gjitha veprimet tjera janë ndërmarr në koordinim me autoritetet kompetente të drejtësisë.

(Kosova Sot Online)