Arrestohet shqiptari i kërkuar për vrasje të mbetur në tetativë

  • A.P /
  • 05 December 2023 - 17:26
Arrestohet shqiptari i kërkuar për vrasje të mbetur në tetativë

Një 38-vjeçar shqiptar që ishte shpallur në kërkim është arrestuar në Greqi, pasi rezultoi se ndaj tij kishte një urdhër arresti ndërkombëtar për akuzën e vrasjes së mbetur në tentativë.

Ai është pikasur mbrëmjen e së shtunës teksa drejtonte veturën e tij dhe është arrestuar, pasi është konstatuar se nuk kishte patentë. Në hetimin paraprak të mëpasshëm në komisariatin lokal të policisë, u zbulua duke iu referuar dëshmive të tij se ai kishte një urdhër të pazgjidhur të lëshuar nga autoritetet në vendin e tij.

Në fakt, sipas urdhër-arrestit, tetorin e kaluar ai u dënua me 20 vite burg për vrasje të mbetur në tentativë. Kështu, 38-vjeçari u dërgua në Prokurorinë e Apelit të Kretës, e cila po nis procedurat për ekstradimin e tij drejt Shqipërisë, e cila ishte në kërkim të tij.

(Kosova Sot Online)