A e dinte policia se Naimi e porositi vrasjen derisa ishte në varrimin e Liridonës?

  • A.P /
  • 05 December 2023 - 18:00
 A e dinte policia se Naimi e porositi vrasjen derisa ishte në varrimin e Liridonës?

Policia dhe Prokuroria e dinin se Naim Murseli ishte porositësi i vrasjes së bashkëshortes së tij, Liridona Ademajt, qysh para varrimit të saj të premtën, ka deklaruar avokatja Fehmije Bytyqi, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Bytyqi tha se është pritur përfundimi i ceremonisë së varrimit për ta arrestuar atë dhe dy të akuzuarit tjerë, ndërsa e përgëzoi Policinë për punën.

“Me informatat të cilat i kam, Policia dhe Prokuroria kanë qenë në dijeni për porositësin para se të ndodhte varrimi i Liridonës. Kanë pritur deri në përfundim të ceremonicë së varrimit për ta arrestuar”, tha ajo.

“Institucionet tona e kanë kryer punën shumë mirë”, theksoi avokatja.

(Kosova Sot Online)