Protestë në Prishtinë me moton 'Nuk ka paqe pa sigurinë e grave'

  • A.P /
  • 05 December 2023 - 18:20
Protestë në Prishtinë me moton 'Nuk ka paqe pa sigurinë e grave'

Me moton “Nuk ka paqe pa sigurinë e grave”, ka nisur në Prishtinë protesta e organizuar nga Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Protesta nisi me thirrjet “liri barazi, solidaritet”, e nxitur nga vrasja mizore e 30-vjeçares Liridona Ademaj me porosi të bashkëshortit të saj, Naim Murselit të mërkurën e 29 nëntorit.

Protestuesit përmendën emrat e grave të vrara përgjatë viteve në Kosovë, duke kërkuar drejtësi për secilën prej tyre.

“Poshtë patriarkati” dhe “nuk ka paqe pa çlirimin e grave”, ishin disa nga thirrjet tjera në protestë.

(Kosova Sot Online)