Ja në cilën bankë u deponuan para të falsifikuara

  • A.P /
  • 05 December 2023 - 21:07
Ja në cilën bankë u deponuan para të falsifikuara

Një zyrtar i bankës ka informuar se nga klient janë deponuar 749 euro, para të falsifikuara, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të premten rreth orës 10:50, në Gjilan.

Tutje bëhet e ditur se monedhat janë konfiskuar dhe rasti është duke u hetuar.

“Ankuesi mashkull kosovar zyrtar i bankës ka informuar se nga klient janë deponuar 749€ para të falsifikuara. Monedhat janë konfiskuar dhe rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport. 

(Kosova Sot Online)