Bislimi mirëpret në takim ambasadorin e ri të Zvicrës

  • A.P /
  • 05 December 2023 - 19:20
Bislimi mirëpret në takim ambasadorin e ri të Zvicrës

Ambasadorin e ri të Zvicrës në Kosovë, Jürg Sprecher, e ka mirëpritur në takim zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Kosovës, Besnik Bislimi, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Në njoftimin nga ZKM thuhet se “ata biseduan mbi marrëdhëniet e shkëlqyeshme ndërmjet dy vendeve dhe gatishmërinë e ndërsjellët për forcimin e tyre. U përmend roli i rëndësishëm i mërgatës sonë në Zvicër si urë lidhëse mes dy vendeve”.

“Ambasadori Sprecher theksoi se ndihet i lumtur që ndodhet në Kosovë e që do kontribuojë në thellimin e bashkëpunimit mes Kosovës dhe Zvicrës. Nga ana e tij, zëvendëskryeministri Bislimi shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Zvicrës, përmes projekteve e iniciativave të ndryshme”.

“Pjesë e diskutimit ishin dhe temat mbi procesin e dialogut e zhvillimi ekonomik i vendit. Në lidhje me këtë të fundit, zëvendëskryeministri foli mbi indikatorët pozitivë ekonomikë të Kosovës dhe potencialin për rritje. Ambasadori Sprecher në takim u shoqërua nga zëvendës ambasadori i Zvicrës në Kosovë, Christoph Fuchs”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)