Gashi: A e dini se Bashkimi kombëtar mund ta bëjë Kosovën provincë të Shqipërisë?

  • A.P /
  • 05 December 2023 - 22:05
Gashi: A e dini se Bashkimi kombëtar mund ta bëjë Kosovën provincë të Shqipërisë?

Aktivisti Shkëlzen Gashi, ka thënë se bashkimi potencial me Shqipërinë mund ta bëjë Kosovën si “provincë të Shqipërisë", transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Gashi tha se për bashkim duhet të ketë kushte e dialog.

Ai  ka thënë se po analizohet vetëm pjesa e gjeopolitikës, por jo edhe çështja e brendshme nëse dëshirohet ky bashkim apo jo.

”Aspekti i brendshëm, a dojnë ata Shqipërisë me u bashku me Kosovën, a dëshirojmë ne. Cilat janë kushtet e tyre me u bashku, cilat janë kushtet tona. Ne nuk i diskutojmë këto kur. Ato munden me thënë se ne dëshirojmë me u bashku por ju duhet me u nënshtru ndaj nesh, standardin gjuhësor 1972 nuk dëshirojmë me prek. Tirana ka me qenë qendra, ju keni me qenë vetëm një provincë e kësaj Shqipërie”, ka thënë Gashi.

(Kosova Sot Online)