Vëllai i Liridona Ademajt, kërkon drejtësi për gratë e vrara: Kriminelët duhet të kalbën në burg

  • E.K /
  • 06 December 2023 - 07:40
Vëllai i Liridona Ademajt, kërkon drejtësi për gratë e vrara: Kriminelët duhet të kalbën në burg

Dje në Prishtinë, është protestuar për të kërkuar drejtësia për gratë e vrara në Kosovë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Shumë qytetarë e aktivistë të shoqërisë civile, morën pjesë në aktivitetin e organizuar nga Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist.

Vrasja e Liridona Ademajt, mbrëmjen e 29 nëntorit e ka tronditur shoqërinë në Kosovë dhe më gjerë.

Pas marshit, ka reaguar Leonard Ademaj, vëllai i të ndjerës.

Ai tha se kriminelët duhet të kalbën në burg.

“Asnjë grua tjetër nuk duhet të vritet. Ne besojmë në institucionet e shtetit dhe presim që të ndajnë drejtësi”, tha ai.

(Kosova Sot Online)