Babai i Naim Murselit: Mendoj që e ka pas një presion për ta eliminuar Liridonën

  • E.K /
  • 06 December 2023 - 07:47
Babai i Naim Murselit: Mendoj që e ka pas një presion për ta eliminuar Liridonën

Shaban Murseli, babai i Naim Murselit i cili tashmë gjendet në burg për përfshirjen e tij në vrasjen e Liridona Ademajt, ka folur sërish lidhur me këtë ndodhi, që tronditi gjithë opinionin.

Babai i Naim Murselit dyshon se “ai ka pasur një presion për ta eliminuar Liridonën”.

“Unë mendoj…e ka pasë ky një presion por prej kujt nuk e di. Mund të jetë sekret… që është dashtë me eliminu”, është shpreh Murseli për Opinion.

Murseli ka thënë gjithashtu se gruaja e tij, është e traumatizuar pas asaj që ka ndodhur.

“Gruaja ka qenë më e lidhur se unë me Liridonën. Vazhdimisht flisnin në telefon”, tha ai.

Murseli gjatë kësaj bisede po ashtu ka thënë se ditën kur është rivarrosur në fshatin Rracaj, Liridona Ademaj, ky i ka bërë thirrje familjes së saj që të marrë pjesë në ceremoni, porse ka marrë përgjigje negative.

Vrasja e Liridonës tronditi vendin, sepse bashkëshorti i saj, Naim Murseli, u arrestua si i dyshuar për organizimin e vrasjes së saj.

Fillimisht, u raportua se Liridona u vra gjatë një grabitjeje, por prokuroria dyshon se bashkëshorti i saj, Naimi, e organizoi vrasjen, siguroi armën për dorasin dhe premtoi 30 mijë euro shpërblim.

(Kosova Sot Online)