“Në 2019, Shaban Murseli deklaroi se i biri është zhdukur disa kohë në Gjermani që përkon me kohën për kërkesën e divorcit"

  • E.K /
  • 06 December 2023 - 10:05
“Në 2019, Shaban Murseli deklaroi se i biri është zhdukur disa kohë në Gjermani  që përkon me kohën për kërkesën e divorcit

Arsyeja e vrasjes së Liridona Ademajt mbetet ende mister ndërsa pistat janë të shumta, përcjell “Kosova Sot Online”.

Gazetarja Evis Ahmeti tha në “Open” se në vitin 2019, çifti ka pasur një kërkesë për divorc por që më pas është anuluar.

“Në 2019, Shaban Murseli deklaroi se i biri është zhdukur disa kohë në Gjermani që përkon me kohën për kërkesën e divorcit. Se për çfarë e ka bërë kërkesën për divorc nuk dihet. Liridona ka 13 vite nuse. Ka shkuar dhe ka studiuar në Suedi për infermiere. Krahas kompanisë së pastrimit ajo punonte edhe në një biznes familjar. Njerëzit e afërt të Liridonës, familjarët e saj thonë se jetonin mirë, bënin pushime me shuma marramendëse”, tha ajo.

Ndryshe, Gjykata Themelore në Prishtinë më 3 dhjetor 2023, ka caktuar masën e paraburgimit për tre të dyshuarit për vrasjen e Liridona Ademajt., Murselit (bashkëshorti i tani të ndjerës), Plavës (i cili dyshohet të jetë dorasi) dhe Kokallës (pjesëtar i Forcës së Sigurisë sëv Kosovës, i cili dyshohet se ndihmoi në kryerjen e veprës).

(Kosova Sot Online)